TIRANË


Ish-deputeti i PD Klevis Balliu i pranishëm në protestën e Unazës së Re tha se krimi ka kapur këtë qeveri. Balliu u shpreh se këtë qeveri e ka kapur krimi për veshi.


Ai shtoi se qeveria është kapur nga krimi dhe oligarkët.


“Kjo qeveri është kapur nga krimi dhe oligarkët. Këta bashkëpunojnë me krimin dhe oligarkë. Këta bashkëpunojnë me lloj-lloj kriminelësh. Ju bëni filma.

Ju vetëm filma dini të bëni. Edhe për grabitjen në Rinas, arrestohet dy veta në servise, duke dhënë spektakël, sepse nuk kapni dot ata të vërtetët, sepse bashkëpunoni e nuk mundeni. Por tani është koha e qeveritarëve dhe furia e tyre do iu rrëzojë. Nuk ka Lal dhe Llesh që na ndal”, tha Balliu ndër të tjera.

(d.xh/ Balkanweb)