Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo ka komentuar skandalin në Spitalin e Onkologjikut, ku pacientët detyroheshin të shkonin për trajtim në spital privat, pacientëve u jepej më pak ilaç sesa duhej dhe medikamentet u jepeshin farmacive që t’i shisnin.

Xhafo thekson se mjekët, sidomos në Shqipëri edhe mund të pranojnë dhurata, kur bëjnë një punë që vërtetë është e vlefshme për shëndetin, por se ato që dëgjohen në përgjime janë skandaloze. Sipas gazetarit Xhafo, nëse vërtetohet fajësia e mjekëve, atëherë ata meritojnë të futen në burg dhe t’ju hidhen çelësat në det.

Endri Xhafo: Jam skandalizuar nga rasti, se ka plasur cipa. Nuk jam i skandalizuar që mjekët marrin dhurata. Unë mendoj që me rrogat që kanë mjekët, sidomos në Shqipëri nuk më duket e jashtëzakonshme që të mos japësh një dhuratë. Gjithmonë e vë veten në vendin e një kirurgu. Nëse do isha unë në vendin e tij, do veproja ndoshta, do e merrja dhuratën, se është vlerësim, por të arrish aty sa të bësh gallatë me paratë që merr, kaq para të duhen për të shkuar në Tajlandë, këtu mund të thuhet se ka plasur cipa.

Nëse vërtetohet fajësia, futi në burg dhe hidhju çelësin në det. Nëse i zvogëlon ilaçet dikujt që është në gjendje të keqe shëndetësore, është e rëndë. Kishte nga ata që më thoshin se kishte pacientë që thoshin që aq sa shkon ilaçi, s’di në duhet ta blej ilaçin, se dhe kaq muaj jetë kam. E thatë është skemë kriminale. Nëse vërtetohet, mbylli brenda dhe hidhju çelësin në det.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb