Çdo moment bashkë, pjesë e familjes së njëri-tjetrit dhe udhëtimet, duket sikur Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu njihen prej një jete. Por në fakt, siç na ka treguar vetë çifti, ata janë njohur me njëri-tjetrin në shkurt të këtij viti, pra rreth dy muaj më parë.
Shkak është bërë Vesa Luma, pasi Diola dhe Erolldi janë njohur dhe dashuruar në koncertin e saj.
Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto nga takimi i parë i çiftit, në koncertin e saj.
“Pra këtu, në ‘Pikë Vese’, në kërë moment lindi dashuria e dy miqve të mi që i dua fort. Ju knofsha në dasëm”, shkruan këngëtarja.