Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi Edi Rama deklaroi se nesër në parlament kalon ligji anti-KÇK.

Murrizi thekson se këtë ligj e bëjnë atë që vjedhin si qen dhe janë në majën e korrupsionit, aq sa të vjen për të vjellë. Për Murrizin, e gjitha është një propagandë e pështirë.

Postimi i Myslim Murrizit:

Propagande dhe demagogji te peshtire me gjoja luften kunder KÇK

Kur shoh fytyrat me te pista te ketij vendi, qe bejne si te virgjer ndaj korrupsionit me vjen per te vjelle

Ju plehra qe keni deklaruar se keni vetem 3000 euro ne bake, qe rroni me pensionin e plakes, qe martoheni me kursimet e mamit, qe bridhni me biznes klase me fitimet e grave apo bleni vila mbi 2 milion euro nga bizneset e kunatit, peshqeshet e baxhanakut jeni jo KÇK por KOKRRA K K

Tu besosh funderrinave qe prej 29 vitesh vjedhin si qen te pa ngopur se do bejne lufte kunder hajduteve, eshte njelloj sikur te besosh se jane te “ virgjera” punonjeset e SEXIT tek xhamat ne Amsterdam

Problemi madhor i Shqiperise nuk ka qene dhe nuk eshte KÇK, por Ju o KKK qe mbani rreth vetes BLP, KQK,HPO,KRM dhe te gjithe llumin e Shqiptareve qe ju sherbejne ne rrugen tuaj te ndyre te mashtrimit te Shqiptareve

Edhe “ betejat” e fundit nuk jane as per drejtesine e as per Gjykaten Kushtetuese, por nje sherr banal mes nje “ tufe” te vogel “ qensh” qe duan te kene pjesen e tyre siç kane pasur prej 29 vitesh ne te gjithe pushtetin gjygjesor, qe te kene imunitet per çdo maskarallik, hajdutellik e palaçollik qe keni bere dhe beni ne emer te POPULLIT

Koha e juaj ka filluar numerimin mbrapsh, dhe Shqiptaret nuk mund ti mbajne me peng 5 fytyra te pista, te urryera, hajdute dhe te pa moralshme, dhe 20 BLP,KQK,LGBQ e llumhane qe ju mbajne uturakun ju 5 individeve me te ndyre te ketij vendi prej 29 vitesh

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTE PERFAQESUESIT E TYRE

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb