Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës ngrihen më këmbë dhe rrethojnë foltoren, teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu ka tërhequr vëmendjen.

Teksa pritej të fliste ministri i Financave Petrit Malaj, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren të indinjuar. Ndërkohë që menjëherë janë afruar punonjësit e Gardës. Spiropali i ka kërkuar Gardës të largohet.

Tensionet kanë nisur pasi ministri Malaj ka dashur të bëjë prezantimin e projektbuxhetit jo duke i kthyer përgjigje pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit ka debatuar nga afër edhe me deputetin e PS-së Toni Gogu.

Më pas Malaj ka nisur të përgjigjet sipas pyetjeve nga opozita.

Pyetjet e Bardhit:
Sa është fondi i parashikuar në buxhet për rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm?
Ka një rritje të kostos së jetesës për secilin qytetar shqiptar, por sigurisht që këtë kosto të jetesës e vuajnë familjet në nevojë, sa është fondi në 2025 për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë?
Media raporton që ish-pronari i Agon Channel i mbyllur për shkak se ishte kritik me qeverinë, rezulton se ka arritur të marrë gjobën e vendosur nga Arbitrazhi në masën 120 mln euro, duke qenë se buxheti parashikonte detyrimet nga Arbitrazhi, a mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim në buxhetin e shtetit. Si do të kompesohet kjo masë e madhe parash, ndërkohë që ka shkuar si shkak i një teke të km në xhepat e një biznesmeni të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: