Kryebashkiaku i ri socialist për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se në bashkinë që ai pritet të drejtojë procesi zgjedhor ishte shumë i rregullt.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ndreu shkruan se sfidon këdo që ka pretendime dhe helmon dynjanë me idiotësi.

Ish-deputeti i PS thekson se standardin tentuan ta prishnin ca falanga punonjësish bashkie, që sipas tij, s’kanë bërë asnjë lek punë 4 vjet askund dhe iu përgjigjën SMS-së “ju lutem mos më lini vetëm”.

“Asnje vote teper, pervec atyre qe kane marre pjese ne proces, asnje e numeruar teper as mangunt, as per kandidatet dhe as per keshillin. Procesi i Lezhes eshte nje model. Sfidoj kedo qe ka pretendime dhe helmon dynjane me idiotesi.

Standartin tentuan ta prishin ca falanga punonjesish bashkie qe ndersa s’kane bere nje lek pune 4 vjet askund, ju pergjigjen SMS-se: ” Ju lutem mos me lini vetem” duke u instalu para qendrave te votimit, duke telefonu votuesit, dhe duke ushtru dhune verbale”, shkruan Ndreu.

Ndreuuu
Ndreuuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb