TIRANË

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, Andi Përmeti, i pranishëm në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 theksoi se problemi më i madh që ka sot Shqipëria, është ai i sistemit elektoral.

Ai tha se duhet të ndërgjegjësohen të gjithë shqiptarët, që të ndryshojnë sistemin në mënyrë që puna e gjithsecilit të këtë një shenjë matjeje. Gjithashtu ai shtoi se me këtë sistem elektoral matja e rezultatit në zgjedhje është e pamundur.

“Sistemi elektoral sot është ai me lista. Kam mbyllur zyrën e avokatisë dhe kam bërë fushatë në Korçë. Unë sot me këtë sistem nuk e vërtetoj dot se mund të kem marrë më shumë vota se Balliu apo Salianji. Ky sistem është i pavërtetueshëm. Ju lutem më ndihmoni dhe të ndërgjegjësojnë qytetarët që të ndryshojmë sistemin elektoral”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb