Ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri, politikani holandez Robert Bosch ka folur pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla. Ai iu referua situatës në Shqipëri dhe protestat, për të cilat tha se krijojnë një imazh të keq për vendin.


Ai i bëri apel politikanëve shqiptarë të punojnë për popullin. “Ju lutem punoni për shqiptarët jo për partitë tuaja por për shqiptarët”, tha Bosch.

“Ka dicka që dua t’ia them të gjithë politikanëve apo liderëve shqiptarë. Ju lutem, punoni për Shqipërinë, jo për veten tuaj. Mos punoni për partinë tuaj, por punoni për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kujdesuni për vendin dhe jo për veten tuaj apo për interesat e partisë suaj. Vetëm nëse partia ka qëllim interesat e popullit ecni përpara në integrimin evropian. Kjo bëhet duke punuar së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera Bosch, një politikan me influencë në Holandë dhe kryetar i shoqatës shqiptaro-holandeze.


(BalkanWeb)