Policia në Shkodër ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy vëllezër, duke iu marrë celularin dhe 20 mijë lekë të vjetra.

Në pranga ka rënë shtetasi Zikjan Lela. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale shumën  e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.

“Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Return”.

Ju mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve dhe ju kërkoi një shumë parash për t’ju kthyer telefonin, Policia kap dhe vë në pranga autorin.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale  shuma e  parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Return”, kapën dhe vunë  në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç,  lindur në Tiranë  dhe banues në Shkodër .

Ky shtetas  në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës,  i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij,  dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka  marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale shumën  e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: