Me siguri qё tё paktёn njё herё ju ka ndodhur tё keni ndjesinё sikur njё gjilpёrё ju pickon nё duar e kёmbё, pas njё pozicioni tё keq nё gjumё ose pasi qёndroni pёr shumё orё nё njё vend.


Bёhet fjalё pёr njё simptomё tё bezdishme e cila kalon shpejt nёse ju lёvizni. Por, nёse kёto simptoma shfaqen shpesh ёshtё mirё tё kёrkoni mё shumё rreth tyre.


Mё poshtё do tё gjeni disa arsye pёr duart dhe kёmbёt qё mpihen.


Kapje nervore
Njё nerv i bllokuar nё qafё apo nё kurriz mund tё bёhet shkak pёr dhimbje apo mpirje tё duarve dhe kёmbёve. Njё nerv mund tё bllokohet pёr shkak tё njё dёmtimi, tё pozicionit tё keq tё trupit, etj.

Mungesa e vitaminave
Nёse vini re se duart mpihen vazhdimisht ёshtё e mundur tё keni mangёsi tё vitaminёs B12. Paralelisht mund tё ndiheni vazhdimisht tё lodhur dhe tё vuani nga anemia. Rezultatin do e tregojё njё analizё e pёrgjithshme gjaku, pёr tё parё nёse e keni tё nevojshme kurёn me vitamin B12.

Sindroma e kyçit së dorës
Nё rast se pёrdorni shumё tastierёn e kompjuterit ose njё veprim tjetёr pёrmes tё cilit i ushtroni shpesh kyçit tuaj forcё atёherё menjёherё fillon dhe krijohet mpirja. Nё rast tё njё diagnoze tё tillё bёni mirё tё bёni disa ndryshime nё aktivitetet tuaja tё pёrditshme.

Stenozë e mesit
Stenoza e mesit është një gjendje degjenerative nё tё cilёn gjerësia e kanalit kurrizor reduktohet, duke ushtruar presion nё nervat e mesit. Simptomat tipike tё saj janё mpirja dhe dobësia e muskujve në këmbë.

Mosfunksionimi i gjёndrёs tiroide
Kur gjёndra tiroide nuk funksionon ashtu siç duhet, ju ndjeni mpirje, lodhje, të ftohtё, tharje tё lёkurёs e rёnie tё flokёve. Nё kёtё rast duhet patjetёr tё ndiqni njё kurё mjekësore.

Sklerozё e shumfishtё
Nёse ndjeni vazhdimisht vёshtirёsi muskulare nё kombinim me mpirje mos e neglizhoni vizitёn te mjeku. Terapitё moderne trajtojnё kёto simptoma dhe parandalojnё përparimin e sëmundjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: