TIRANE – Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ushqyesit që ky frutë përmban janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet tek hurma, është alternativë e përsosur për të marrë dozën e nevojshme ditore të sheqerit. Ky frutë përmban rreth 17 për qind sheqer kur është i freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë shkruan Shendeti.com.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.
Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: