Diamanti i çmuar rozë në unazë është shitur në një ankand të Gjenevës për 25.9 milionë euro. Ankandi është organizuar nga shtëpia e famshme e ankandit Christie, kurse gara mes pjesëmarrësve zgjati më shumë se tre orë, dhe në fund u caktua blerësi, i cili ofroi më së shumti, 25.9 milionë.

Çmimi fillestar i këtij guri të çmuar prej 16 karatësh në ankand ishte 14,8 milion euro, ndërse vlera i rritej nga minuta në minutë.

Diamanti i kaltër, rozë dhe i gjelbër janë ndër më të kërkuarit në tregun e gurëve të çmuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: