Për rritjen e flokëve të shëndetshme, janë të nevojshëm një shumëllojshmëri ushqyesish, duke përfshirë edhe vitamina A, C, E, B5, B6 dhe B12, si dhe hekur, zink, proteina, acide yndyrore esenciale, silicë, squfur dhe germanium.

Kur vjen puna për produktet e flokëve, ka shumë, por mundohuni të keni flokë të shëndetshme me mënyra të natyrshme. Ushqimi i duhur mund të jetë përgjigje për shumë probleme shëndetësore, shkruan “shëndeti”.

Këtu janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të parandaluar humbjen e flokëve.

Vezë: janë të pasura me proteina e cila është përbërës kryesor për flokë të shëndetshëm. Pra, ushqimi i bazuar në proteina, si vezë, është thelbësor për flokët. Gjithashtu vezët kanë vitaminë B e cila kontrollon humbjen e flokëve.

Fasule: janë të larta në kalori proteina, fibra, vitamina B, vitaminë C, zink dhe minerale, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve. Fasulet përmbajë edhe një sasi të mirë të hekurit që është e nevojshme për të parandaluar humbjen e flokëve.

Spinaq: kjo perime jeshile është një burim i mirë i vitaminave B, C dhe E, kalium, kalcium, hekur, magnez dhe omega-3 yndyrna të pangopura, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e flokëve. Ju mund të pini një gotë me lëng spinaqi, mund të përgatisni supë spinaqi, apo ta konsumoni të përzier me zarzavate të tjera. Krahas spinaqit, duhet gjithashtu të hani perime të tjera të gjelbëra, për shembull, brokoli, lakër për të parandaluar rënien e flokëve.

Karrota:
përmbajnë një sasi të mirë të beta-caroten, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ju siguron flokë të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina A, e pranishme në karrota ndihmon në prodhimin e proteinave të shëndetshme për lëkurën e kokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: