ELBASAN- Menjëherë pas debutimit me fitore, trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për të metat dhe të mirat e ekipit në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtejnit, ku shënoi dy gola.

Por ndërsa ka folur për gjërat teknike, Panucci është ngacmuar nga gazetarët edhe për praninë me sa duket të së fejuarës në stadiumin Elbasan Arena. Por ai ua ka prerë shkurt.

“Ju sjell fat e fejuara?”, është pyetur Panucci. “E lëmë mënjanë jetën private ju lutem”, është përgjigjur ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb