Në interpelancën e thirrur me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deputeti Agron Shehaj kërkoi që ministria të mbajë përgjegjësi për mungesën e ilaçeve në spitale dhe të garantojë trajtimin e duhur për pacientët e sëmurë me kancer.
“Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera”, tha deputeti Shehaj.
Shehaj kërkoi gjithashtu nga ministrja, por edhe deputetët e tjerë të mazhorancës që të mos mbrojnë një ish-ministër si Ilir Beqaj që akuzohet për korrupsion.
“Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin në këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë power point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin”.
Ministrja Koçiu u përgjigj se nuk mund të përdoret një fatkeqësi për çështje politike.
“Nuk e mendova kurrë që do trajtoje këtë fatkeqësi të një qytetari për kredo politike, e ke të humbur davanë. Nuk është vendi, as kuvendi për të trajtuar raste specifike që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që thatë ju. Sëmundja e kancerit nëse nuk kapet në kohë, ka shqetësimet dhe problematikat e veta dhe prandaj bëjmë fushata ndërgjegjësuese, që qytetarët të bëjnë kontrolle periodike për të mos ardhur në këtë ditë. Të merrni fatkeqësinë e një prindi dhe ta bëni publike këtu…Nuk bie në batakun tuaj! Nëse ti si deputet dhe unë si ministre do kishe kaq ndjesi të forta për të ndihmuar qytetarët me ilaçe, t’i bije derës sime apo të më shkruaje një mesazh, por merresh me mesazhe nga rrjetet sociale dhe ato që të thonë në korridore. Turp për ju! Me këtë narrativë politike nuk mendoj se do merrni ndonjë votë”, tha Shehaj.
(BalkanWeb)