Kanë kaluar disa muaj nga ndarja nga jeta e mjeshtrit të madh, Zef Dedës, dhe malli i familjarëve vetëm shtohet. Julian Deda e ka kujtuar sot të atin me një postim në Instagram, në ditën e tij të lindjes. Sot, ai do të bënte 74 vjeç.
“Sot do ishte 74 vjeç! Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen, bos. Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!” -ka shkruar Juli përkrah një fotoje me të atin.
Zef Deda u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundjeje të rëndë.