E bukur, e qeshur dhe gjithmonë në formë, Julia Roberts është një ikonë pa moshë që prej kohësh mishëron vlera në stil, energji dhe pozitivitet.

Artistja amerikane është protagoniste e spotit të ri televiziv të Calzedonia dhe ka qenë e ftuar në Calzedonialegshow në Verona në 5 shtator.

Koleksioni i ri i firmës së njohur është veshur nga 20 modele me famë ndërkombëtare.

Në rresht të parë, mes të ftuarve të veçantë ka qenë ajo ‘Pretty Woman’, e cila i ka magjepsur të gjithë me buzëqeshjen e saj rrezatuese.

Roberts është protagoniste e reklamës së re së Calzedonia, e xhiruar në Los Angeles dhe e realizuar me ndihmën e producentit të çmimit Oscar Gran Heslov.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: