SHBA- “Puthuni! Ky nuk është vetëm sekreti i njerëzve të spektaklit. Duhet ta bëni të gjithë!”. Kjo është receta për një martesë të lumtur sipas aktores së Hollivudit, Julia Roberts. Edhe pse kohët e fundit u hapën mjaft thashetheme për një divorç mes saj dhe drejtorit të fotografisë Daniel Moder, duket se çifti ka vendosur sërisht balancat për të mos çuar dëm 13 vite martesë.


Duke hedhur poshtë lajmet, Julia pranon se ështe e lumbur dhe vlerëson po ashtu faktin që punojnë bashkë. “Të mund të ndash bashkë punën,- ka shpjeguar Roberts,- ka bërë të mundur që të mos diskutojmë për të kur jemi në shtëpi. Pra, gjithçka ngelet aty, jashtë jetës private”.


Julia 48 vjeç dhe Daniel, 46 vjeç, janë takuar gjatë xhirimeve të filmit The Mexican. Sot, janë prindër të tre fëmijëve.
(ma.ar/BalkaNWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: