Themeluesi i ‘Wikileaks’, Julian Assange, ka thënë se do të dorëzohet në autoritetet e Britanisë së Madhe nëse OKB-ja vërteton se ai është ndaluar në mënyrë të ligjshme.


Me anë të një deklarate në ‘Twitter’, Assange ka thënë se nuk ka asnjë perspektivë të apelojë më tej nëse vërtetohet se ndalimi im është i ligjshëm.


Assange ka luftuar ekstradimin në Suedi, ku ai akuzohet për sulm seksual, të cilin ai e mohon.


Assange ndodhet në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga qershori i vitit 2012, pasi fitoi të drejtën e azilit, por ai nuk mund të fluturojë dot për në Ekuador.

Një grup hetuesish të OKB-së i ngritur enkas për ndalimin e Assange pritet të shpallë të premten rezultatet e hetimit në lidhje me ligjshmërinë e ndalimit të tij.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb