STOKHOLM-Julian Assange humbi një tjetër betejë ligjore në Suedi, ndërsa themeluesi i WikiLeaks vijon përpjekjet prej 2010 për të përmbysur vendimin e lëshimit të një mandat arresti evropian që e detyroi të marrë strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Për të tetën herë në gjashtë vite, gjykata suedeze e hodhi poshtë kërkesën e australianit 45 vjeç dhe konfirmoi mandat arrestin evropian të lëshuar në kuadër të një hetimi për fakte të dyshuara për thyerje të ligjit më 17 gusht 2010 në Stokholm.

Për Samuelson, njëri prej avokatëve suedeze i cili njoftoi menjëherë në një email drejtuar medias se do të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë. “Shpreh keqardhje që Gjykatat suedeze nuk marrin në konsideratë rekomandimin e grupit të punës së OKB-së për të shpallur në gjendje të lirë Assange”, pohoi ai. Këshilltarët e saj kanë vlerësuar tashmë raportin e këtij grupi, që në shkurt e shpalli viktimë të “një ndalimi arbitrar”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: