AFRIKE

Jean-Claude Juncker është sërish në qendër të vëmendjen për shkak të veprimeve të tij në publik. Të dielën e kaluar presidenti i Komisionit Europian ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Ruanda me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit në vend ku humbën jetën 800 mijë persona.

Në rrjet po qarkullon një video ku Juncker merr shkopin me zjarr  (që simbolizonte flakën e shpresës) si të tjerët, por në vend që ta mbajë në një drejtim ai e kthen atë drejt Zonjës së Parë Jeannette Kegame dhe për pak i vë flakën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Raagimi i bashkëshortit të saj ishte i shpejtë duke i larguar shkopin Junckerit. Më pas i marrin rojet dhe i largojnë. Kjo nuk është hera e parë që Juncker është në qendër të vëmendjes për shkak të ‘bëmave’ të tij.

Kujtojmë që gjatë një takim me liderët e BE-së në fund të vitit 2017 ai u shfaq i dehur. Po ashtu edhe gjatë samitit të NATO-s në korrik të vitit të kaluar, uidhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste bilancën e tij disa herë përpara një darke gala.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb