BRUKSEL– “Tani, Evropa më shumë se kurrë, ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme federale”, tha kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një letër urimi, drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ndërsa, Kristiandemokratët e Merkelit kanë siguruar numrin më të madh të vendeve në parlamentin gjerman, tani kancelares i nevojitet mbështetja e partive më të vogla, në mënyrë që të jetë në gjendje për të qeverisur vendin.

Në letrën drejtuar Merkelit, Juncker tha se sfidat e mëdha globale kërkojnë një qeveri gjermane që kontribuon në formimin e kontinentit nëpërmjet një fryme të fuqishme.

“Lidhur me negociatat e ardhshme të koalicionit, ju uroj shumë fat”, tha Juncker në letrën e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb