BRUKSEL– Askush nuk flet për lidhjen mes Schengenit dhe qarkullimit të lirë të kapitaleve, deklaroi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.


”Fundi i Schengenit rrezikon t’i japë fund bashkimit ekonomik dhe monetar dhe problemi i papunësisë do të bëhet edhe më i madh. Gjërat duhet t’i shohim në kompleksitetin e tyre”, theksoi ai.


”Kontrollet në kufi kanë një çmim, për shembull ato mes Suedisë dhe Danimarkës kushtojnë 300 milionë humbje të ardhurash, ndërkohë që ato mes Gjermanisë dhe Danimarkës kushtojnë 90 milionë euro”, shtoi Juncker.


”Jam i impresionuar nga brishtësia e BE-së dhe nga thyerjet që kanë ndodhur apo që priten të ndodhin. Ka një polikrizë… që nga refugjatët te terrorizmi dhe te Ukraina dhe Rusia. Unë do të bëj gjithçka që të mënjanoj fillimin e fundit të Evropës”, deklaroi Juncker.

(el.sp/BalkanWeb)