Nuk e krahasoj Italinë me Greqinë, por është e sigurit që Italia ndodhet në një situatë të vështirë, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

“Nuk i takon Komisionit por politikanëve italianë që të ndryshojnë masat për të mundësuar që Italia të qëndrojë brenda objektivave të bilnacit të dakordësuar”, tha Juncker në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Der Standard”.

“Nëse të gjithë do të kërkonin një përjashtim nga rregullat atëherë euroja do të ishte në rrezik”, theksoi presidenti i Komisionit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb