BERLIN-‘Pasi kemi kapërcyer krizën greke nuk do të donim të njëjtën krizë në Itali, një krizë si ajo e Greqisë është e mjaftueshme’, tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, gjatë një visite në Gjermani, sipas mediave ndërkombëtare.

“Nëse Italia dëshiron një trajtim të posaçëm shtesë, kjo do të nënkuptojë fundin e euros. Duhet të jemi shumë të rreptë”- theksoi Juncker.

“Italia po largohet nga objektivat buxhetore që kemi miratuar së bashku në nivel evropian”- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb