Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë sërish një shfaqje të turpshme në samitin e BE-së.

Kanë qenë kamerat ato që kanë fiksuar momentin e hyrjes së Juncker në selinë e KE-së në Bruksel, ndërsa ai luante me flokët e nënkryetares së protokollit të BE-së, Pernilla Sjolin, para se ta puthte në faqe.

Pak më vonë ai është parë duke bërë mimika të çuditshme, duke përshëndetur një tjetër zyrtare.  Por jo vetëm kaq, ai ka bllokuar me dorë një kamerë dhe ka vijuar të hedhë letra nga podiumi i tij. Kjo nuk është hera e parë që shefi i BE-së, bën të tillja dalje, më hërët ai është kapur edhe me këpucë të ndryshme.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: