Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaroi në një intervistë për televizionin shtetëror bullgar BNT se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do jenë në gjendje t’i bashkohen BE-së deri në fund të mandatit të këtij Komisioni në vitin 2019 pasi nuk kanë plotësuar kushtet, por theksoi se zgjerimi i ardhshëm i BE-së mund të ndodhë para vitit 2025 nëse “plotësohen të gjitha kushtet”.

Juncker gjithashtu u shpreh se Bullgaria është e përgatitur mirë për Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian. “Jam i bindur se kjo Presidencë do të jetë e suksesshme. Kjo është e rëndësishme për Bullgarinë gjithashtu. Në muajt e ardhshëm, Sofia do jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian”, tha Juncker gjatë intervistës.

Juncker

Në lidhje me imazhin negativ të Bullgarisë në Europë, Kreu i Komisionit Europian u shpreh se vendi nuk mund të kufizohet vetëm me problemin e korrupsionit.

“Bullgaria mund të tregojë më shumë gjëra pozitive. Jam i bindur që qeveria do bëjë të pamundurën për të luftuar korrupsionin. Bullgaria duhet të ndërtojë ura për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë nevojë për një perspektivë Europiane”, u shpreh ai.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb