Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian është një i alkoolizuar që pi xhin dhe lë zëvendësin e tij ambicioz por ende të pazgjedhur për të qeverisur, sipas pretendimeve të reja, shkruan Daily Mail.

Jean-Claude Juncker, një nga njerëzit më të pushtetshëm në Bruksel, është vënë re teksa i merreshin këmbët dhe nuk mund të ecte normalisht në samitin e fundit të NATO-s.

Ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet se është i alkoolizuar dhe këmbënguli se ajo që i ndodhi ishte për shkak të një dhimbje kronike të shpinës.

Por një llogari e re, që thuhet të jetë një i brendshëm në Bruksel thotë se ka dëgjuar që politikani europian është “shumë i dhënë pas shishes së xhinit”.

Gjithashtu e njëjta llogari thotë se Juncker ka lënë shërbëtorin e tij ambicioz Martin Selmayr, të njohur si “monstra” të drejtojë Komisionin.(e.f/BalkanWeb)

Jean-Claude Juncker (pictured sharing  a beer at the Bavarian parliament in June) has been accused of enjoying the bottle too much

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: