SHKUP- Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klood Junker, pas kthimit nga turneu i Ballkanit Perëndimor, deklaroi se BE-ja nuk kryen presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e cesthjes se emrit emrit.

“Presioni nuk është mjet të cilin duhet ta përdorim. I inkurajojmë Greqinë dhe IRJM-në për të gjetur zgjidhje për çështjen për emrin, janë të angazhuar në negociata, ne nuk duhet të intervenojmë”, thotë Junker për Euronews.

Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetares për faktin nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb