TIRANE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta se është i gatshëm të lërë mandatin e madje të sakrifikohet dhe si Salvador Alende me qëllim që të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake në Shqipëri.

Rama ironizoi duke kërkuar nga presidenti që të rrijë i qetë, pasi vendi është anëtar i NATO-s.

LSI nuk përfaqëson askënd, por po ta besojnë Monikën, LSI nuk përfaqëson më as Ilir Metën. Meta ndihet kaq i pa përfaqësuar saqë i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin presidencial. Zoti president e di që më dëgjon, rri i qetë sepse jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vendi i NATO-s.

Të garantoj qe sa të kemi Pandin, ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës fundi politik i Lulit e Monikës nuk duhet të jetë problem i yti dhe i yni. Zoti president rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudira” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: