Pas një pushimi gati tre vjeçar, Jurgen Klinsmann është gati të kthehet në pankinë. Mediat gjermane bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i famshëm pritet të marrë drejtimin e Hertha Berlin, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Në drejtim në Klinsmann ka edhe një ofertë nga skuadra tjetër e Bundesligës, Stuttgart, por trajneri preferon ekipin e kryeqytetit gjerman ku luan si portier edhe djali i tij i madh, Jonathan.

I
I

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane. Sipa tyre, klubi i Hertha Berlin ka nisur tratativat, ndërsa edhe vetë Klinsmann duket i gatshëm për t’u rikthyer në Bundesligë, ku më parë kishte drejtuar Bayern Munich. Gjithsesi, ai ka vendosur kushte specifike sidomos në merkato, ku kërkon fuqi të plotë. Trajneri nuk ka një skuadër që nga viti 2016, kur mbylli aventurën e dytë 5-vjeçare në drejtim të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale, popullariteti i Jurgen Klinsmann në Gjermani nuk ka rënë aspak, jo vetëm për atë që ka dhënë në fushë si futbollist dhe më pas si trajner me kombëtaren, por edhe për fakin se ai prej vitesh komenton sfidat e saj në televizionin shtetëror, RTL.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb