ANGLI

Trajneri gjerman, Jurgen Klop me punën dhe skemat e tij ka rikthyer në formë bindëse skuadrën e Liverpulit në majën e futbollit anglez. Tekniku ka instaluar tek “The Reds” disiplinën dhe egon prej fituesi duke bërë që shumë skuadra ta kenë frikë kur përballen me të.

Por duket se suksesi nuk është i rastësishëm, pasi skemat e Klop janë edhe menaxheriale  kur vjen puna tek futbollistët.  Gjermani ka takuar “radarët” për futbollistët më të mirë dhe kërkon njëherësh t’i ketë brenda në organikë.

Sipas tij, ky manual tregon vetëm fillimin, ndërsa strategjia e dytë është që t’i mbajë për një kohë të gjatë tek Liverpul. Kjo duket qartë edhe në kontratat të cilat firmosen, ku mesatarja është nga 4-5 vjet, ndërsa kosovari Xherdan Shaqiri ka një kontratë të shkurtër, ndryshe siç ndodh me prurjet e reja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb