Gjatë konferencës së radhës për shtyp në prag të finales së madhe të Champions League kundër Totenhemit, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka vlerësuar kampionatin italian, duke e cilësuar si mjaft tërheqës, por ka shuar të gjithë zërat që e shohin në një të ardhme të afërt si trajner i Juventusit.


“A është sipas meje Serie A është një kampionat mjaft tërheqës? Natyrisht që është, sigurisht që është. Por e kam kuptuar se ku doni të mbërrini. Duke parë të gjithë zërat që po qarkullojnë rreth një të ardhme timen te Juventusi, po ju them se nuk ka asgjë të vërtetë. Janë thjesht budallallëqe,” iu përgjigj gazetarëve trajner gjerman i “Reds”-ave.