TIRANË

Gjykata Kushtetuese dhe ajo çfarë po ndodh me anëtarët e sapo emëruar dhe të betuar ka qenë në fokus të emisionit “Real Story” në News24. Juristë, analistë dhe ekspertë të fushës kanë dhënë opinionet e tyre për situatën e krijuar dhe zgjidhjen e ngërçit apo mënyrën se si po sillen palët.

Për juristin e njohur Sokol Hazizaj duke se ka një marrëveshje për të mos e ngritur Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër analisti Arian Vasjari thotë se objektivit është që secila nga palët ta kapë Gjykatën Kushtetetuese.

Sokol Hazizaj: Jemi pa prokurorë të përgjithshëm të përhershëm etj. Kushtetuta duam nuk duam ne është produkt politik. Gjykata Kushtetuese për shkak të lëndës që shqyrton nuk mund të dalë jashtë produktit politik. Fillojmë e veçojmë nga gjykatat e tjera. Në këto kushte secili nga faktorët politikë kërkon të ndërmjetësojë.

Është marrëveshje Gjykata Kushtetuese, është marrëveshje. Kjo marrëveshje sot ekziston për të mos e bërë Gjykatën Kushtetuese. Xhaferllari mund të jetë elementi më i mirë që vjen në gjykatën Kushtetuese. Është më e mira si prurje dhe nga ana tjetër vjen si zgjedhje e një opozite që është opozitë e vërtetë. Prapë vjen si një marrëveshje për të mos e mbajtur gjykatën kushtetuese në këmbë. Mos vallë dhe Gjykata e Lartë do jetë kjo lloj gjëje? Mendoj se Gjykata e Lartë nuk do jetë sepse numri i atyre që vjen për të kandiduar në të është më i lartë. Kriteri i pranimit në Gjykatën e Lartë është më i zbutur nga kriteri i pranimit në Kushtetuese.

Arian Vasjari: Gjykata Kushtetuese ka qenë i vetmi organizëm brenda pemës institucionale që kemi pasur ne. Gjykata Kushtetuese i vetmi organ që ka manifestuar integritet. Fati e solli që të bëhej reforma dhe një pjesë dërrmuese e tyre të iknin. E pranoj që palët duhet të kenë influencë në Kushtetuese, por ne e kemi të thjeshtë të arrijmë në deduksionin që nuk është e vërtetë që palët nuk duan ta ngrenë, por objektivi i tyre është ta kapin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb