“KED është në çedim ligjor dhe kushtetues. Anëtaret e saj duhet te kenë kaluar Vettingun, por një pjesë e tyre nuk janë përfshirë farë në Vetting”.

Kështu deklaron juristi Sokol Azizaj i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ përballë gazetarit Sokol Balla. Ai tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Në 2017 duhet të niste zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qënia në kohë e dy viteve me vonesë, do sillte aspirata të ndryshme në Kushtetutë. Sot ne nuk kemi mangësi të karakterit të normës kushtetuese. Ne e dinim që edhe në Shqipëri ekziston një fabul se; oreksi vjen duke ngrënë. Pashë që të gjithë kandidatët për organet e pushtetit gjyqësor kanë qenë anëtarë komisionit të reformës. Në këto kushte formatimi i Gjykatës Kushtetuese me të ardhur nga komisioni i reformës sikur e bën të dyshuar procesin e reformës, ndaj dhe numri i kandidatëve është i reduktuar. Paragjykimi ose kandidimi i një grupi të vogël njerëzish që vinë të frustruar janë të paragjykuar. KED është në çedim ligjor dhe kushtetues. anëtarët e saj duhet te kenë kaluar Vettingun, por një pjese e tyre nuk janë përfshirë fare ne Vetting. Ligji thotë; ju anëtarët e KED duhet të jenë të vetuar. Po janë të gjithë të vetuar? Jo. Gjykata Kushtetueses nuk pritej që të shkarkoheshin të tërë? Po pritej”, tha juristi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb