SHBA

Justin Bieber në luftë me depresionin. Lajmin e ka dhënë revista ‘People’ sipas së cilës ylli i muzikës pop është duke ndjekur një terapi. Ai përveç psikologes, ka mbështetjen edhe të një pastroi dhe sigurisht të bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin me të cilën u martua në vjeshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po sipas ‘People’ Justin Bieber po përballet me problemet e së shkuarës së tij dhe një ndër to është mungesa e privatësisë që kur ishte ende fëmijë. Këngëtari u bë i famshëm shumë herët në një moshë shumë tb re.

Më herë në një intervistë së bashku me gruan për ‘Vogue’, 24-vjeçari tregoi që fama në moshë teër të re i ka shkaktuar probleme mendore. Ai tregoi se shesh herë gjatë turneve të tij ndihej vetëm. Këngëtari i njohur gjithashtu foli edhe për drogën, seksin për milionat e fituar në moshën 20-vjeçare.

(er,cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb