BRITANI E MADHE

Edhe Justn Bieber ka reaguar në lidhje me vdekjen e artistit të famshëm, Liam Payne i cili ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Ai shpërndau një video në Instagram ku tregon homazhet që i janë bërë me lule dhe mesazhet e lëna nga fansat e Liam.

Një zë në video thotë: “Vetëm mbani mend, ju mund të pikëlloheni si një fans. Mund të doni dikë që nuk e keni takuar kurrë. Mund ta vlerësoni dikë për artin e tij. Mund të qani, të shpërtheni, të ndjeheni sikur një pjesë e juaja iku”.

Justin dominoi top-listat muzikore gjatë viteve 2010 së bashku me “One Direction”.

Në audicionin e Liam-it në ‘X Factor’, Cheryl Cole i tha atij se mendonte se dukej si Justin Bieber. Ajo tha: “Ti dukesh paksa si Justin Bieber”. Për të cilën Liam u përgjigj: “Më pëlqen kjo. Faleminderit shumë”.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: