SHBA

“Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen përpara familjes dhe shëndetit tim”. Këto kanë qenë fjalët e Justin Bieber, ku lajmëronte heqjen dorë nga muzika për një fare kohë të pacaktuar.

“Kam lexuar mesazhe të shumtë të fansave që më kërkonin informacion për albumin tim të ri. Kam kaluar gati të gjithë adoleshencën time nga një tur në tjetrin dhe kam kuptuar që nuk jam i lumtur. Nuk e meritoj por as ju nuk e meritoni, ju paguani për të ardhur në koncertet e mia për të parë muzikë të mbushur me drita dhe jetë. Kam kuptuar që këtë gjë unë nuk mund t’jua jap më tani”- shkruan këngëtari i njohur në Instagramin e tij.

Gjithashtu këngëtari ka lajmëruar se nuk do ta braktisë muzikën. “Do të kthehem më vonë me një album të ri’- ka shkuar ai më tej. Sipas revistës “People” këngëtari është përqendruar tek shërimi i tij dhe dëshiron që të jetë në formë të mirë fizike dhe mendore për hir të bashkëshortes së tij ka thënë një burim. Kujtojmë që disa muaj më parë Justim Bieber pranoi në një intervistë për “People” se vuante nga depresioni dhe se po kurohej.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb