SHBA – Këngëtari Justin Timberlake dhe aktorja Jessica Biel bëhen prindër. Djali i quajtur Silas Randall Timberlake erdhi në jetë mëngjesit e datës 11 prill por vetëm ditën e sotme bëhet publike. Lajmi u bë i ditur nga revista ‘People’, e cila citon dhe komentin e e nënës së Justin e cila shkruan:” Djali im dhe bashkëshortja e saj na dhanë dhuratën më të bukur në botë, vogëlushin, Silas Randall Timberlake. Jeta është shumë e bukur dhe në nuk mund të jemi më të lumtur. Fytyra ime vetëm buzëqesh dhe këtë gjë s’mund ta ndaloj.
Konfirmohet se nëna dhe fëmija janë në një gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai është i mahnitur nga ardhja në jetë e vogëlushit.
Justin konfirmoi lajmin se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë në muajin janar, por gjinia e fëmijës nuk ishte bërë publike, madje edhe çifti nuk ka qenë në dijeni nëse fëmija do të ishte djalë apo vajzë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb