SHBA

Disa javë më parë Justin Timberlake u kap mat me kolegen e tij, Alisha Wainëright. Aktorët protagonistë të filmit “Palmer” u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, të kapur përdore, ndërsa Justin nuk mbante as unazën e martesës në gisht. Në një postim në rrjetet sociale, ku Justin i kërkoi publikisht falje familjes dhe bashkëshortes, ai pranoi se ishte i dehur.

“Unë mundohem të qëndroj sa më larg thashethemeve, por për hir të familjes time e ndjej të nevojshme të flas rreth disa lajmeve që kanë lënduar njerëzit e mi të dashur. Pak javë më parë u gjykova shumë, por më lejoni të jem i qartë… Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe koleges sime. E teprova me pijen atë natë dhe jam penduar për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje familjes dhe bashkëshortes sime të mrekullueshme që i kam vendosur në një situatë kaq të sikletshme”-shkruante ai. Por si e ka përjetuar bashkëshortja e tij gjithë këtë histori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas një burimi për People çifti janë duke u përpjekur për ta kaluar këtë gjë së bashku dhe Jessica beson tek ai. “Ai është simpatik dhe miqësor, por kësaj radhe e teproi me pijen. Megjithatë, Jessica mendon se ai nuk e ka tradhtuar. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë përkrah tij”, – është shprehur burimi për People.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb