Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka dhënë dorëheqjen.

Ai e dha lajmin në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Në fjalën e tij, Trudeau deklaroi se si kryeministër, ka bërë gjithçka për të mirën e vendit. “Për sa kohë që kam pasur pushtet, jam përpjekur për të mirën e Kanadasë”, tha ai përpara gazetarëve.

Trudeau nisi konferencën, duke thënë se çdo mëngjes që është zgjuar si kryeministër, ai është frymëzuar nga bujaria e kanadezëve.

Ai tha se që kur u bë kryeministër në vitin 2015, ka luftuar për Kanadanë dhe popullin e saj, për të forcuar dhe rritur klasën e mesme dhe thotë se ka parë solidaritetin e vendit për të mbështetur njëri-tjetrin gjatë pandemisë dhe ka punuar në mbrojtjen e tregtisë së lirë në kontinent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb