Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” çështja e trajnerit të ri vijon të jetë shumë e nxehtë. Zhvillime të shumta po ndodhin në Torino ndërsa lajmi i fundit vjen nga vetë presidenti Andrea Agnelli. Numri një i klubi bardhezi largon emrin e Antonio Contes nga lista e kandidatëve për të zëvendësuar Allegrin, gjithnjë nëse ky i fundit largohet drejt Parisit.

Antonio Conte
Antonio Conte

Drejtori Sportiv i Juves, Pavel Nedved vijon të insistoj për Conten, madje duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe 8 milion euro në sezon por vetë Angelli është në pritje të takimit me Allegrin për të vendosur përfundimisht mbi trajnerin e ri. Fakt është se Agnelli nuk dëshiron që Allegri të largohet por për teknikun livornian kanë shpërthyer ofertat, pasi për të interesohet jo vetëm PSG, në skenë së fundmi ka dalë dhe Barcelona.

Allegri E Agnelli 1280x720
Allegri E Agnelli 1280×720

Nëse Allegri vendos të qëndroj nuk do ta bëj këtë edhe për një tjetër vit, pasi sezonin e ardhshëm i skadon kontrata, në takimin ndërmjet tyre është e sigurt që do të kërkoj një kontratë të re dhe më kushte të reja financiare.

Nëse palët nuk dalin me një marrëveshje pas takimit të programuar, Agnelli do ti ofroj stolin e Juves një trajneri kampion bote si Didier Deschamps. Po Conte? Ish trajneri i Chelsea nuk është më preferencë e parë, në stolin e Juves do të ulet vetëm nëse bien dy pistat e para, Allegri dhe Deschamps. Në këto momente, Conte është më pranë Interit se sa Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb