Juventus është tërbuar nga disa sjellje të Douglas Costa, por kjo nuk do të thotë se braziliani është në shitje, të paktën jo për momentin. Fillimisht aksidenti me makinë, më pas udhëtimi në Paris për të festuar në ditëlindjen e Neymar, e në fund një “like” i fshirë më pas në faqen e Man.United.

Costaaaaa
Costaaaaa

Kaq ka mjaftuar që në Angli mediat të flasin për një ofertë të Man.United për sulmuesin brazilian, e ardhur pikërisht gjatë merkatos së dimrit, 60 milion euro për të transferuar në ishull Douglas Costa. “The Sun” shkon më tej duke shkruar se braziliani ka qenë prej kohësh objektiv i Man.United, që në kohën kur aktivizohej tek Bayern Munich.

Costa
Costa

Allegri ishte kundër këtij transferimi në këto mekrato dimri, por duke parë dhe sjelljet e Costas mund të ndryshojë mendje në fund të sezonit. Vetë braziliani me sa duket nuk është kundër këtij transferimi, por deri në fund të sezonit gjërat mund të ndryshojnë sërish, fundja as Allegeri e as Solskjaer, nuk e kanë të qartë të ardhmen, e jo më Douglas Costa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb