Paul Pogba pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës. Kampioni i Botës është me valixhe në duar, e ardhmja e tij shihet gjithnjë e më larg Man.United, këtë mediat britanike e bëjnë fakt të kryer. Ajo që mbetet ende enigmë është se ku do të vazhdoj karrierën mesfushori francez. Real Madrid ka qenë dhe mbetet ekipi më i favorizuar, mbi të gjitha pas rikthimit të Zinedine Zidane por as Juventus nuk është dorëzuar.

Pogba
Pogba

“Zonja e Vjetër” dëshiron të rikthej për herë të dytë në shtëpi idhullin e tifozëve, për t’ia arritur këtij qëllimi është e gatshme të sakrifikojë dy lojtarë. Sipas “Sunday Express”: Juventus, për të bindur Man.United, ka në dispozicion dy lojtarë që pëlqehen shumë drejtuesit e “djajve të kuq”, Paulo Dybala dhe Alez Sandro.

Dybala
Dybala

As largimi i Allegrit nuk e bën të sigurt qëndrimin e Dybala, argjentinasi është nga të paktët lojtarë që mund ti sjellin Juves shumë të ardhura, ose në rastin konkret të përdoret për të arritur te Pogba. Dybala-Alex Sandro për Pogba është një shkëmbim që mund ti shkojë përshtat të dy palëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: