Kanë mbetur shumë pak detaje por De Ligt dhe Juventus janë më pranë se kurrë. Fabio Paratici, Drejtori Sportiv i Juves dhe Mino Raiola, agjenti i De Ligt, kanë gjetur akordin ndërmjet tyre. Kapiteni i Ajax është shumë dakord me atë që i ofron “Zonja e Vjetër”, një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoi 7,5 milion euro kesh plus bonuse të ndryshme që mund ta dërgojnë pagën e tij sezonale në 12 milion euro.


Tuttosport
Tuttosport

Pasi gjeti akordin personal për lojtarin e tij, Mino Raiola do të kujdeset që edhe Ajax të pranoj ofertën e Juves, bëhet fjalë për 67 milion euro kesh plus 13 të tjerë në formë bonusesh. Kjo është oferta më e mirë si për Ajax ashtu edhe për De Ligt, transferimi i holandezit në Torino është thjeshtë çështje ditësh.


Corriere
Corriere

A është De Ligt goditja e madhe e Juves në merkasto? Mediat italiane mendojnë jo, pasi sëfundmi është ndezur një shpresë e madhe për të rikthyer në Torino, Paul Pogba. Mesfushori francez, pavarësisht se ka shprehur simpatinë e tij për Realin dhe mbi të gjitha për Zidane, nuk do të ishte kurrsesi kundër idesë për tu rikthyer dhe një herë te ekipi që e bëri të famshëm. Pogba është një tratative miliona euro, Man.United kërkon 150 milion ndërsa vetë Pogba një pagë vjetore afro 15 milion euro. Për të dhënë një dorë Agenllit në këtë tratative po mendon adidas, sponsori i Pogbas por dhe i klubit të Juventusit.


La Gazzetta
La Gazzetta

Në Itali flasin jo vetëm për një rikthim të Pogbas por dhe të legjendës Gigi Buffon. Andrea Agnelli i ka propozuar Buffon të rikthehet sërish në Torino pas një avneture të shkurtër te PSG. Buffon do të qëndroj një vit si zëvendësues i Szczensy për të kaluar më pas në rol drejtuesi, një ofertë e cila me sa duket ka bindur portierin e famshëm të Juventuesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb