Juventus është në emergjencë totale. Reparti i sulmit nuk ekziston, kjo sepse edhe Vlahoviç ka mbetur i dëmtuar, ndaj Milanit pritet që Motta të bëjë ndonjë “shpikje” duke vendosur në majën e sulmit Mbangulan.

Drejtuesit bardhezi janë duke menduar që tani të ndërhyjnë në merkaton e dimrit, në mënyrë që të plotësojnë repartin ofensiv.

Sytë e drejtueseve të “Zonjës së Vjetër” janë kthyer nga sulmuesi çek i Bayer Leverkusenit, Ptrick Schick. Ai ka qenë edhe në të kaluarën shumë pranë transferimit tek Juventusi, por këtë herë tratativa mund të ketë një fund të suksesshëm. Kjo sepse këtë sezon ai nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në formacion, me teknikun Alonso që preferon më shumë të aktivizojë në majën e sulmit Victor Boniface.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: