Ardien Rabiot dhe Juve nuk kanë qenë kurrë kaq pranë njëri-tjetrit. Lajmi vjen nga Spanja, ku burime të sigurta nga emisioni “El Chiringuito” flasin me detaje: Rabiot ka firmosur një kontratë 5 vjeçare nga ku do të përfitoj 7 milion euro neto në sezon ndërsa agjenti i tij do të përfitoj 10 milion euro komision.


Adrien Rabiot
Adrien Rabiot

24-vjeçari në janar ishte shumë pranë Barcelonës por ndërmjet klubit blaugrana dhe PSG nuk u arrit në asnjë moment akordi i duhur, kjo për një arsye të qartë, spanjollët ndryshuan destinacion duke u fokusuar te De Jong, lojtar më të cilin gjetën akordin. Në pritje të zyrtarizimit të këtij transferimi, ardhja e Rabiot ndryshon totalisht strategjinë e Juventusit në merkato.


Pogba
Pogba

“Zonja e Vjetër” me sa duket ka hequr dorë nga ideja për të rikthyer Pogba në Torino, duke ia bërë më të lehtë gjerat Realit. Po ashtu bie edhe pista Milikovic Savic, me serbin i cili kthehet në prioritet të PSG. Me ardhjen e Rabiot, mesfusha e Juves mund të konsiderohet e kompletuar, fokusi tashmë rikthehet në qendër të mbrojtjes ku objektiv kryesor është De Ligt.


De Ligt
De Ligt

Prej kohësh bardhezinjte janë vënë në ndjekje të kapitenit të Ajax, ky është momenti i duhur për tu paraqitur me një ofertë zyrtare, për më tepër që De Ligt i ka thënë jo një transferimi të mundshëm te Barcelona.
(BalkanWeb)