Dita e CR7 erdhi. Më pak se një javë nga njoftimi zyrtar Cristiano Ronaldo hyn për t’u bërë pjesë e botës së Juves me ditën e parë të vërtetë në bardhë e zi, shkruan tgcom24. Ai është pritur nga qindra tifozë duke i përshëndetur.

Pas mbërritjes së djeshme në Caselle dhe darkës me drejtuesit e Zonjës, portugezi arriti pak para 10 të mëngjesit në J-Medical për vizita mjekësore. Pastaj transferimit në qendrën sportive (ku ai e kishte bërë tashmë një vizitë të shpejtë) dhe nënshkrimi në kontratë që do ta lidhë atë me Juventus për katër sezonet e ardhshme. Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Torino pas transferimit të tij nga Real Madridi për 112 milionë euro ku do t’i përfitojë 30 milionë euro për sezon.

Sapo të kryhen praktikat rituale, do të jetë takimi i parë me shokët e rinj të skuadrës dhe me Allegrin. Së fundi, në orën 18:30 konferenca për shtyp në stadium. Në mbrëmje, nisja për në Madrid ku do qëndrojë edhe disa javë pushim. Ronaldo do të bashkohet me grupin bardhezi në fund të muajit.

Edhe një gjyshe mes tifozëve: Nëse nuk do të isha kaq e vjetër…
“Ronaldo? Është një djalë i bukur, nëse nuk do të isha kaq e vjetër, do t’i vardisesha…”.
Ishte edhe gjyshe Felicina, “juventine e thekur” prej shumë vitesh, aq sa nuk e kujton dot më, mes tifozëve që e kanë përshëndetur sulmuesin portugez para J Medical.

“Kam sjellë nipin tim Matteo, që është tifoz i Juves si djali im- shpjegon- çfarë do t’i gatuaja Ronaldos? Një parmixhana të mirë dhe një pulë të pjekur”.

Autografi i parë për një fëmijë
Është një fëmijë tifozi i parë i Juventusit që ka marrë autografin e Cristiano Ronaldos.
Përpara J Medical, sulmuesi portugez i ktheu përqafimin tifozëve të Juventusit me një përshëndetje me dorë, me gishtin e madh lart si shenjë kënaqësie. Pastaj iu afrua turmës për disa foto dhe autografe.
Elegant në një kostum të errët, CR7 nuk është kursyer kundrejt tifozëve të tij të rinj duke nënshkruar autografe në bluza dhe duke bërë selfie.
“Ronaldo na ço Champions”, kështu i janë drejtuar tifozët sulmuesit portugez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb