Sapo u mbyll akti i parë i Atletico-Juve, spanjollët nuk humbasin kohë por akuzojnë fort, kanë frikë se në Torino arbritrat mund të jenë përcaktues me vendimet e tyre. Miguel Angel Marin, administratori i deleguar i Atletico Madrid është i qartë ku shprehet se ekipi i tij “persekutohet” në raport me rivalët:

Marin
Marin

“Atletico mposht ekipe si Juventus e Real Madrid por kjo nuk mjafton për tu konsideruar ekip i madh, aksionet e dyshimta shkojnë gjithnjë në favor të tyre. Jam një admirues i VAR dhe kam besim tek arbritrat, por qartësisht nuk kishim fat në interpretimet e tyre të fundit”.

Morata
Morata

Marin është me specifik dhe e ka mbi të gjitha me Chiellinin, në golin e anuluar të Morata: “Në aksionin e golit është shumë e qartë që eksperienca e qendërmbrojtësit të Juventusit ishte e mjaftueshme për të gënjyer arbitrin. Kontakti me Alvaron nuk ishte kaq neto sa ai të fluturonte 3 metra larg. Një arbitër me eksperiencë dhe me ndihmën e VAR duhet ti interpretoi më mirë këto raste. Fola me Moratan, ishte e qartë që nuk shkaktoi faull. E respektoj vendimin e arbitrit por rastet nuk shqyrtohen në varësi të madhësisë se klubeve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb