Ishte folur edhe më parë, madje duke krijuar shumë polemika. Mauro Icardi që transferohet te Juventusi nuk është vetëm një fantazi dhe kjo mundësi pritet të kthehet sërish në skenë për të përshtjelluar merkaton e verës. Të bindura për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, klubi juventin nuk ka hequr dorë nga mundësia për të tranferuar sulmuesin e Interit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në tavolinë janë disa opsione, por ajo që duket më e mundëshmja për të finalizuar këtë operacion lidhet me shkëmbimin e Mauro Icardi me Paulo Dybala. Ky skenar mbështetet edhe në situatën aspak të mirë që po kalojnë dy futbollistët në skuadrat e tyre. Raporti i vështirë i Icardit me Interin tashmë është I njohur. Atij iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa edhe pas rikthimit në fushë, një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër është kundër tij.

Lp 7780121 1552985305300
Lp 7780121 1552985305300

Nga ana tjetër, Paulo Dybala ka humbur shkëlqimin te Juventusi dhe tashmë konsiderohet si një zgjedhje e dytë. Ky vlerësim nuk i pëlqen aspak sulmuesit, që po mendon largimin, edhe pse kalimi te Interi nuk është një opsion që pritet me entuziazëm nga vetë futbollisti. Në këtë shkëmbim të mundshëm nuk duhet nënvlerësuar roli i drejtuesëve të dy klubeve. Fabio Paraciti, drejtori sportiv i Juventusit nuk e ka fshehur asnjëherë stimën e tij për Mauro Icardi, ashtu si administratori i deleguar i Interit, Beppe Marota, që me Paulo Dybala ka një raport të shkëlqyer.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb